Dita e Lirisë së Shtypit: Turp për Qeverinë e Kosovës

banner

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka publikuar një hulumtim që vlerëson se Qeveria e Kosovës është institucioni që më së shumti cenon lirinë e shtypit në vend. Sipas anketës së realizuar nga AGPK-ja me 101 gazetarë nga i gjithë vendi, partitë politike renditen të dytat për cenimin e lirisë së shtypit, ndërkohë që në vendin e tretë renditen gjykatat. Nga këta respodentë, 47 mendojnë se liria e shtypit është e keqe, 13 shumë e keqe, 38 e vlerësojnë si të mirë dhe 3 të mirë shumë. Megjithatë anketa nxjerrë rezultate optimiste. Shumica e të anketuarve presin se liria do të avancojë, ndërsa të tjerët nuk presin ndryshime të mëdha.
Të njëjtën ditë AGPK në bashkëpunim me OSBE-në ka organizuar një debat me korrespodentë nga e gjithë Kosova ku janë shqyrtuar mundësitë e avancimit të tyre professional.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës u është bashkuar në këtë mënyrë, organizatave ndërkombëtare që e shënojnë 3 Majin si  Ditë Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Kryetari I Bordit të AGPK-së Arben Ahmeti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të turpërohet për gjendjen në të cilën e ka sjellë lirinë e shtypit në Kosovë.

    prapa